Lajme

Makina përplaset me bordudën, një person humb jetën në Mullet

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Fikasit në Mullet, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri me iniciale O. S, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak: Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: