Lajme

Makina përplaset me motorin në aksin Shkodër-Velipojë, një 26-vjeçar përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë. Një makinë është përplasur me një motor në afërsi të Kishës në Velipojë.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi me iniciale A.Sh. 26 vjeç, banues në Velipojë.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të Kishës, Velipojë, është përplasur një mjet me një motoçikletë, ku drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A. Sh. 26 vjeç banues në Velipojë, i cili u dergua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po  vijon punën  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close