Një përplasje e fortë mes një makine dhe një motori ka ndodhur sot para QSUT-së, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
Burime bëjnë me dije mjeti tip “Toyota”u përplas me motorin në hyrje të qendrës spitalore dhe ambulanca mori me urgjencë të riun i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, thuhet se motori ka qenë me shpejtësi kur është përplasur me makinën. Policia ka nisur hetimet.