Categories Lajme

Makina rrëshqet mbrapsht dhe përmbyset me familjen që mundohej të kalonte urën në Belgjikë

Një familje në Belgjikë ka përjetuar një eksperiencë të frikshme kur tentoi të kalonte urën “Marie Thumas” në qytetin e Leuven-it teksa ishte aktivizuar procesi i ngritjes së urës për të kaluar një anije.

Videoja prej 18 sekondash tregon makinën e kuqe mbi urë. Për shkak të pjerrësisë, automjeti rrëshqet mbrapsht me këmbësorët pranë që duken tepër të frikësuar. Me ngritjen e urës përfundimisht makina bie në rrugë dhe përmbyset. Brenda makinës ndodheshin një çifti dhe fëmija i tyre 1.5 vjeç. Tre pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për t’i nxjerrë.

Më pas u dërguan në spitalin Gasthuisberg në Leuven, pa lëndime serioze. Kompania, e cila ka marrë përsipër menaxhimin e urës, po kryen një hetim në bashkëpunim me autoritetet, për të përcaktuar se si ka ndodhur aksidenti. Deri në përfundimin e hetimeve, ura lëvizëse do të qëndrojë e mbyllur edhe për këmbësorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME