Lajme

Makina shpërthen në ecje, shpëton 22-vjeçari në Lezhë

Një automjet ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e kësaj të mërkure në Lezhë. Incidenti ndodhi rreth orës 20:10, në fshatin Rraboshtë.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Fiat”, që drejtohej nga 22-vjeçari me iniciale K.Ll., banues në Ishull Shëngjin. Fatmirësisht, nga ky aksident i riu nuk ka pësuar lëndime, citon vizion plus. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: