Categories Lajme

Makinën plot me fishekzjarre, arrestohet 19-vjeçari ditën e ndërrimit të viteve

Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi tregtonin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike dhe fishekzjarrëve. Policia bën me dije se është arrestuar një 19 vjeçar në Luz të Vogël,  të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar në makinë 2 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. Gjithashtu është proceduar penalisht një 57 vjeçare pasi në magazinën e saj janë gjetur 3 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Njoftimi i plotë: Kontrolle të shtuara nga Policia, për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Si rezultat i kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy raste të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, konkretisht: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në fshatin Luz i Vogël, kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Sh. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 19 vjeç, banues në Kavajë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit të territorit, në rrugën “Hamdi Pepa”, në magazinën në pronësi të shtetases M. Gj., 57 vjeçe, kanë gjetur 3 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u procedua penalisht shtetasja M. Gj., 57 vjeçe, banuese në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” për veprime të mëtejshme procedurale. Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve tregtare, që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të mënjëhereshëm e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME