Policia italiane goditi një bandë hajdutësh shqiptarë të cilët akuzohen për disa vjedhje në kompani dhe shtëpi në Piemonte dhe në provincat e afërta të Lombardisë. Hetimet zgjatën mbi 13 muaj, ndërsa të arrestuarit janë të moshës 21 dhe 33 vjeç, me kombësi shqiptare dhe me precedentë. Tre u dërguan në burgjet në Cuneo, Asti dhe Pavia, ndërsa dy u vendosën në arrest në shtëpitë e tyre përkatëse. Gjatë operacionit në shtëpitë e tyre u gjetën edhe shumë sende të vjedhura, që policia ua ktheu pronarëve legjitimë.
Por si u arrestuan? Hetimet filluan në gusht të vitit të kaluar, kur banda vodhi në një kompani mjete të ndryshme bujqësore, makina punimi tokash, saldatorë dhe materiale të tjera të ndryshme. Por kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e banorëve të zonës i fundosën, pasi u dhanë mjaftueshëm prova organeve hetimore për të shkuar në gjurmët e tyre.