Makinës së një polici në qytetin e Librazhdit i është vënë flaka gjatë natës. Sipas informacioneve për mediat, makina është në pronësi të efektivit me iniciale P. Xh.
Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm dhe në kamerat afër bizneseve është parë një person i maskuar me kapuç që i afrohet automjetit. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin.