Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Kjo situatë ka bërë që 22-vjeçarja me inicialet E. R., ka tentuar të v etëvritet.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave për veprën penale “Dhuna në familje”, përfundoi shtetasi me inicialet E. R., banues në fshatin Orman, të Maliqit. Ndërkohë, gruaja e tij ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.