Lajme

Maliq, burri vret bashkëshorten dhe e hedh në gropën e ujërave të zeza

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Zemblak të Maliqit, ku si pasojë ka mbetur viktimë një grua.

Sipas burimeve mësohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij dhe e ka hedhur në një gropë të ujërave të zeza.

Sipas burimeve , viktima është 46-vjeçarja Luiza Mullalli, ndërsa autori Gjergji Mullalli.

Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi:

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close