Lajme

Maliq/ Makina përplasi 2 vëllezër, njëri vdiq në vend, tjetri lufton për jetën

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotem në Maliq.

Edhe pse fillimisht u raportua për një viktimë,  kanë qenë dy persona që u aksidentuan. Njëri prej tyre vdiq në vendngjarje, tjetri është transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se ndër të tjera, të dy personat e aksidentuar ishin vëllezër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Drithas në Maliq. Policia  është në vendngjarje, teksa ende nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar mbi aksidentin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close