Kati i tretë i një pallati 5-katësh është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Maliqit në Korçë. Mësoheet se, shkak i rënies së flakëve është bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Si pasojë e zjarrit është djegur ballkoni i banesës, ndërkohë që falë ndërhyrjes në kohë të Zjarrfikëses u bë i mundur evakuimi i banorëve. Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.