Lajme

“Mallkuar qofshin ato plumba”, nëna iu vra gabimisht në lokalin ku punonte si banakiere, djali prek me mesazhin e tij

Djali i Mimoza Pajës ka reaguar pasi e ëma iu vra në masakrën e Don Boskos që ndodhi një natë më parë në lokalin e Fatjon Muratit. I riu ka postuar një foto krah të ëmës në Facebook dhe ‘mallkon’ plumbat që i morën jetën asaj.

“Mallkuar qofshin ato plumat qe i zbrazen ne trupin tend, qofsh e xhenetit mam,”- shkruan ai në postim.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko ku dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare.

Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

"Mallkuar qofshin ato plumba", nëna iu vra gabimisht në lokalin ku punonte si banakiere, djali prek me mesazhin e tij

/s.f

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close