Ka humbur jetën tragjikisht duke rënë nga kati i shtatë i pallatit një shqiptar . Ngjarja është raportuar në Maltë, teksa shqiptari ishte duke punuar.
Sipas “Malta Today”, aksidenti ndodhi në orën 08:00 të mëngjesit në Triq il-Qrempuc, në zonën e Bella Vista. Shqiptari ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes. Identiteti i tij ende nuk dihet, ndërsa për ngjarjen ka nisur një hetim.