Categories Lajme

“Mamaja po më ikën”, djali në lot: Gjendja e saj u rëndua, nuk i dhanë asnjë kurë

Në një kohë kur gjendja në spitalet Covid paraqitet e rënduar, dhe gjatë mbrëmjes së djeshme u hap spitali Covid 4, shqetësimet e familjarëve të pacientëve vijojnë që të jenë prezente. Gazetarja e Fax News Fjona Çela është pozicionuar paraditen e sotme pranë spitalit Infektiv dhe atij Covid 3, ku familjarë presin me ankth që të dinë për gjendjen e të afërmve të tyre. Disa prej familjarëve shprehen se informacioni që marrin nga familjarët është i pakët, ndërkohë që ka dhe akuza për mungesë të gjurmimit të rasteve.

Një qytetar nga Berati, i cili ka të shtruar nënën e tij, në gjendje të rënduar, shprehet se asnjë prej familjarëve të tij nuk i është marrë tamponi, edhe pse kanë qenë kontakte të afërta me të moshuarën, e cila edhe vetë është diagnostikuar me covid, vetëm në sajë të skanerit që i është bërë.

“Unë jam nga Berati, jam këtu që të premten. Mamaja shkoi në spital, dhe e dërguan në shtëpi, nuk i dhanë asnjë kurë asnjë gjë. Kur shkoi në shtëpi i hipi temperatura, dhe i mungonte oksigjeni, e nisën me urgjencë nga Berati për këtu. Mua më bën përshtypje kjo, që në momentin që shtëpia ime është vatër zjarri, si nuk vjen një mjek që ti bëjë tamponin familjarëve të mij?

Ku e di unë, që nuk jam infektuar, nuk erdhi një njeri që të pyeste. Unë skam bërë tampon fare, kam ardhur direkt nga Greqia, as mamasë nuk i kanë bërë tampon, se gjendja ka qenë kritike, e panë gjendjen me skaner. Qysh nuk bëjnë tampone të njerëzve, e kemi izoluar vëllanë, babanë, nuk i takojmë as ne të tjerët.

Nuk mund të flas për shërbimin, pasi nuk jam brenda, edhe mamaja nuk flet dot se është e ngarkuar, edhe psikologjikisht. Tamponi në Greqi është falas, këtu ta kërkosh me zor dhe nuk të vjen njeri në shtëpi. Unë kam frikë që të takoj vëllanë, mamaja po më ikën, por të paktën të mos kem edhe merakun e plakut. Këtu nuk ka më shpresa, kanë për të mbetur 500 mijë banorë“, shprehet i revoltuar qytetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME