Categories Lajme

“Mami mos më lërë vetëm me babin”, detaje të reja nga dhunimi i 6-vjeçares në Kamëz, nëna: Mendoja se e kafshonte nga malli…

Detaje të reja janë zbardhur mbi hetimin e Prokurorisë për dhunimin e vajzës 6-vjeçare në Kamëz. Babai 27-vjeçar Raimond Kunoraj, ka dhunuar në mënyrë barbare vajzën e tij 6-vjeçare. Ai e ka rrahur me thupër dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit si dhe në pjesën intime.

E mitura fillimisht është dërguar në spitalin e Kamzës ku pas dhënies së ndihmës së parë, është përcjellë për në Spitalin “Nënë Tereza”.

Mjekët e këtij spitali kanë vlerësuar se e mitura kishte nevojë për ndihmë më të specializuar dhe është dërguar me autoambulancë në orën 03:00 të mëngjesit të të Shtunës për tek Urgjenca e “Traumës”.

Bëhet me dije se prindërit e vajzës së mitur ishin ndarë prej 6 vitesh, ndërsa prej një muaji ishin kthyer bashkë dhe kishin nisur bashkëjetesën. Duket se kjo nuk ishte hera e parë që 27-vjeçari ushtronte dhunë ndajë vajzës së tij, pasi burime për media bëjnë me dije se vajza i kërkonte nënës që mos ta linte vetëm me babanë nga frika që kishte.

Nga ana e saj edhe nëna e vajzës ka pranuar se ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj. Ajo ka thënë se 27-vjeçari e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar, por sipas saj mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli. Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e drogës ndaj dy prindërve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME