Lajme

Mamurras-Thumanë, përplasen dy automjete, nisen drejt traumës shoferët

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Mamurras-Thumanë, në afërsi të lagjes “Demokracia”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes. Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore nga bluzat e  bardha.

Si pasojë e përplasjes një nga automjetet tip “Benz” ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: