fbpx
Lajme

Manastirliu: 368,000 vaksina kundër gripit do të jenë falas

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ditën e sotme  kanë vizituar shkollën “1 Qershori” në Tiranë. Ministrja Manastirliu bëri me dije se ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe do të shtrihet në të gjithë vendin dhe se 368,000 vaksina kundër gripit do të jenë falas.

“Vaksinimi do të vijojë në çdo qendër shëndetësore, si pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimër për mbrojtjen e grupeve të rrezikuara duke filluar nga personeli mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe edukatoret e arsimtarët në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu. Ndërkohë ministrja Kushi deklaroi se janë futur 1000 mësues shtesë në sistem për të përballuar situatën e pandemisë me staf të personelit arsimor.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button