Lajme

Manastirliu apel qytetarëve: Lani duart, mbani maskë e distancë

Me rritjen rekord të shifrave të të infektuarve, ku vetëm të dielën ishin 57 persona që rezultuan pozitiv me Covid-19, ministria e Shëndetësisë i është rikthyer edhe një herë apelit për qytetarët që të ruajnë veten dhe të tjerët duke respektuar higjienën personale. Me anë të një video postuar në Facebook Manastirliu thotë se virusi mund të qëndrojë në disa sipërfaqe për orë të tëra. Ndaj duart duhet të lahen për 20 sekonda me ujë e sapun, ose të dezinfektohen.

POSTIMI: Çdo qytetar mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së #COVID19 #RespektoniRregullat

↔️Kur dilni, ruani distancën 1.5 metër 😷Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike

🧼Lani shpesh duart 🧴Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni ‼️#RuaniShëndetin #Mbroni veten dhe të tjerët

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: