Categories Lajme

Manastirliu: Barna për të sëmurët kronikë, vijon vaksinimi i kategorive në rrezik

Shërbimi shëndetësor po ofrohet pa ndërprerje pranë pikave të emergjencës dhe në hotele ku janë akomoduar familjet e mbetura pa strehë si pasojë e tërmetit. Ministrja Manastirliu vizitoi sot pacientët kronikë që po marrin shërbim në kompleksian Diama në Durrës, ku janë akomoduar 300 banorë, kryesisht nga zona e Durrësit dhe Thumanës. “Kemi evidentuar 435 pacientë kronikë në hotele dhe pikat e emergjencës, të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm, në mënyrë që të mos ju mungojë mjekimi I vazhdueshëm. Kemi organizuar shërbimin për ofrimin e kujdesit shëndetësor pranë hoteleve dhe kampeve të emergjëncës”, tha Manastirliu.

Në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës ka nisur edhe programi I vaksinimit ndaj gripit për kategoritë në rrezik. “Është e rëndësishme ta vijojmë këtë program pranë piakve ku ka grumbullime qytetarësh, në mënyrë që të ruajmë shëndetin e tyre”, tha Manastirliu. Sa i takon shërbimit shëndetësor për qytetarët si pasojë e tërmetit, aktualisht janë 18 pacientë që vijojnë të marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 3 në spitalin e Durrësit. Të gjithë pacientët janë në gjendje të stabilizuar, drejt përmirësimit. Aktualisht shërbimi është I përqëndruar në qendrat 24 orëshe afër zonave të prekura dhe me ekipet mjekësore në terren në hotele ku janë sistemuar banorët e mbetur pa strehë. Janë kryer 2,500 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit. 3769 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga tërmeti. 435 të semurë kronikë të evidentuar në hotele po marrin trajtimin e nevojshëm me barna.

Në pikat e emergjencës ka nisur vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.Deri tani janë kryer 178 vaksinime dhe procesi po vijon në çdo pikë emergjence.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME