Categories Lajme

Manastirliu: “Kemi dalë nga zona e rriskut”,Vaksinimi anti-covid në Shqipëri, në të njëjtin ritëm si mesatarja e vendeve të BE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Kuvendi se vendi ynë ka dalë nga zona e rriskut për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ajo tha se tashmë vaksina po jep efektet e saj pozitive, ndërsa shtoi se numri i shtrimeve në spital është ulur.

Mes të tjerash Manastirliu tha se Shqipëria renditet ndër vendet me ritme të larta të vaksinimit.

“7267 vaksina kanë mbërritur në vendin tonë. Sasia e vaksinave të kontraktuara deri më sot është mbi 2 mln, që po vijon të vijnë sipas kalendarëve të lëvrimit. Kemi mbërritur në vaksinimin e grup moshës mbi 60 vjeç.

Nëpërmjet planit të kombinuar, janë vaksinuar më shumë se 5 mijë punonjës të fabrikave dhe mbi 3 mijë punonjësit hotelerisë. Shqipëria sot radhitet ndër vendet me ritëm shumë të mirë të vaksinimit.

Jemi në të njëjtin ritëm si mesatarja e vendeve të BE. Vaksinimi vijon me intensitet të lartë, në të gjithë vendin. Vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe, nga zona e rriskut për covid-19. Kemi incidencë të ulët.

Kemi rënie të pozitivitetit dhe dje kemi shënuar një rënie të shtrimeve në spital. Tashmë mund të shohim edhe efektet e para të vaksinimit. Jemi të vendosur që të intensifikojmë vaksinimin masiv.”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME