Categories Covid-19, Lajme

Manastirliu: Mbërrijnë 25 mijë doza Sputnik

Sapo kanë mbërritur 25 mijë doza të vaksinës Sputnik V, duke çuar kështu në mbi 936 mijë sasinë e vaksinave anti-COVID të mbërritura në vend.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila theksoi se deri tani janë administruar 823 mijë doza dhe se së shpejti do të ulet fasha e vaksinimit.

Përmes fjalës së saj ajo ka ftuar të gjithë qytetarët ë aplikojnë përmes portalit e-albania në mënyrë që t’i përcaktohet data dhe dita e vaksinimit kundër COVID-19.

Manastirliu u shpreh se qëllimi është që të arrihen mbi 1 milionë vaksinime deri në qershor dhe të vijohet me kontratat për të arritur imunizimin e të gjithë popullsisë.

Në fund nuk la lënë pa bërë edhe një ape për të mos humbur vigjilencës, se pavarësisht se në Shqipëri ka vetëm 190 raste aktive pozitive dhe 20 pacientë të shtuar në spital, kujdesi duhet të jetë maksima.

“Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksinave të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total për sa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të rriskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksinimit. Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit, duke e filluar nga +59 vjeç, +58, +57 vjeç.

Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin e-Albania për t’u bërë pjesë e vijimit të kalendarit të vaksinimit, gjithashtu të kontaktojnë drejtpërdrejt me mjekun e familjes për të marrë datën e vaksinimit.

Edhe pse aktualisht në vend kemi rreth 190 raste pozitive aktive dhe rreth 20 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv që po trajtohen me kujdes maksimal nga mjekët, duhet të vijojmë që të kemi sërish vigjilencë të shtuar dhe kujdes në zbatimin e protokolleve shëndetësore, edhe gjatë këtij sezoni, pra gjatë sezonit turistik”, shprehet Manastirliu.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 823,053 doza të vaksinës antiCOVID19. Prej tyre 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME