Categories Lajme

Manastirliu: Më shumë se 200 mijë gjyshe dhe gjyshër sot janë më të mbrojtur nga Covid

Vaksinimi kundër Covid vijon masivisht në të gjithë vendin tonë tashmë për grupmoshën mbi 60 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se deri më tani janë vaksinuar në total më shumë se 200 mijë të moshuar. “Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastriliu.

Në videon e postuar nga ministrja në “Facebook”, shihen disa të moshuarve të vaksinuar, të cilët shprehen të kënaqur që kanë bërë vaksinën, pasi tashmë ndjehen më të mbrojtur, duke theksuar se nuk i ka shkaktuar asnjë efekt anësor, ndërsa falënderojnë qeverinë.

Ndërkohë një ditë më parë në vend ka filluar edhe vaksinimi i dializantëve dhe i personave që kanë kryer transplante, pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin. Deri më tani, në vend janë kryer 281.216 vaksinime, ku vetëm dje u vaksinuan 13.685 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME