fbpx
Lajme

Manastirliu ndan thirrjen e mjekut Cenameri: Respektoni rregullat, lufta vazhdon

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot thirrjen për ndërgjegjësim dhe kujdes në zbatimin e masave kundër COVID-19 të mjekut, Saimir Cenameri pranë maternitetit “Koço Gliozheni”. Mjeku Cenameri tha se “porositë e Komitetit Teknik duhet të vazhdojnë të respektohen, në mënyrë që të shmanget çdo rrezik i mundshëm prej COVID”. Ai u ka kërkuar qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi në këtë mënyrë, mund t’ju shërbehet siç u është shërbyer deri tani.

“Fillimisht ju falenderoj për të gjithë përkushtimin, kujdesin që keni treguar në këtë periudhë, ne si personel shëndetësor dhe ju që keni përfituar shërbimin shëndetësor në këtë institucion. Ju lutem, lufta vazhdon. Të jemi të kujdesshëm në zbatimin e porosive të Komitetit Teknik në lidhje me mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura, në distancimin fizik, larjen e duarve, të cilat janë porosi që janë dhënë e do të jepen vazhdimisht. Na lejoni t’ju shërbejmë siç ju kemi shërbyer. Lufta vazhdon, së bashku do t’ia dalim”, thotë Cenameri

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button