Categories Lajme

Manastirliu nga Vlora: Do ketë protokolle që duhen zbatuar, për mos përhapjen e infektimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishte sot në Vlorë, ku po përfundon vaksinimi i operatorëve turistikë, për t’u bërë gati për një sezon shumë më të lehtësuar turistik se një vit më parë.

Ministrja Manastirliu tha se po vijohet me planin për mbarëvajtjen e sezonit, me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga 15 qershori dhe vijimin e dezinsektimit në zonat turistike.

Sa i përket situatës së infektimeve, Manastirliu theksoi se është e qëndrueshme, por sezoni turistik do jetë sërish me protokolle sigurie.

Situata është e qëndrueshme e kontrolluar, por duhet vijuar me intensitet vaksinimi
të zbatojmë protokollet shëndetësore dhe të sigurisë që të mos kemi përhapje të koronavirusit.

Përgatitemi për sezonin turistik me gjithë masat sipas një plani të mirëstrukturuar sai përket vaksinimit e programit të dezinsektimit dhe hapjes së qendrave shëndetësore verore.

Jemi duke punuar me stafe që po trajnohen nga urgjenca Kombëtare për të nisur në 15 qershor me hapjen e qendrave shëndetësore verore.

Vera do jetë sërish nën protokolle që duhuen zbsatuar nga qytetarët, operatorët turistike dhe bizneset por do jetë më e lehtësuar se ia kemi dalë të vaksinojmë shpejt”, tha ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME