Lajme

Manastirliu: Po mbështesim me bonus të gjithë familjet, Në katër muaj kanë ardhur në jetë 12, 766 bebe

Gjatë katër muajve të para të 2021, 12.766 fëmijë kanë ardhur në jetë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se me programin e qeverisë po mbështesin familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

“Mirëmëngjes , 12.766 fëmijë të lindur në katër muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin, shpërblimin financiar të qeverisë për çdo të porsalindur❤️

Me programin tonë gjithëpërfshirës, po mbështesim familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë 😇, 80,000 për fëmijën e dytë 😇😇 dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë 😇😇😇, pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në Shqiperi” shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: