Categories Lajme

Manastirliu takon Kalon: Do vazhdojë të japë kontributin e tij në…

Pak orë pasi mjeku i njohur profesor Tritan Kalo deklaroi fundin e bashkëpunimit të tij me Komitetin e Ekspertëve, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë një reagim. Me anë të një postimi në Facebook, Kalo më herët nuk i kursen kritikat për politikën duke thënë se arriti të përçajë mjekët në qëndrimet dhe kontributet e tyre për të përballuar pandeminë e Covid 19.

“Si kurdoherë edhe kësaj here “PORDHITIKA” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”….Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjerë….”, shkroi Kalo.

Por ndërkohë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto me prof..Kalon teksa shkruan se ka pasur një kafe pune mes tyre dhe thotë se ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve.

MESAZHI I MANASTIRLIUT

Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla.
Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19.

Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.
Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat.

#Maskën
#Distancën
#Higjienën
#Bashkë do ia dalim! Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME