Categories Lajme

Manastirliu thirrje vajzave dhe grave: Diagnostikimi i hershëm shmang rrezikun e tumorit të gjirit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, i bëri thirrje sot në kuadër të Tetorit Rozë të gjitha vajzave që të kryejnë mamografinë, për të parandaluar tumorin e gjirit. “Si grua, bijë dhe nënë, kam një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat: Sot, e ke vetë në dorë që, përmes diagnostikimit të hershëm të shmangësh rrezikun që tumori i gjirit i shkakton shëndetit.

Bëhu ti vetë mbrojtëse e shëndetit tënd, e mirëqenies së familjes tënde, në një betejë që fitohet”, – theksoi Manastirliu.  Ministrja Manastirliu tha se “mamografitë tona në spitale dhe ato të lëvizshme, po ofrojnë falas depistimin e grave dhe vajzave, në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm në tetor, por gjatë të gjithë vitit”.

Përgjatë muajit tetor në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet falas me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8:00-18:00 dhe të shtunën, nga ora 9:00-14:00. Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat do të jenë gjatë gjithë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin, sipas një kalendari të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME