Lajme

Manastirliu uron 8 Marsin: Mirënjohje për gratë dhe vajzat e sistemit tonë shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,  ka uruar gratë dhe vajzat në Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Ministrja shpreh mirënjohje për secilën nga gratë dhe vajzat që shërbejnë në vijën e parë dhe në prapavijë, në të gjithë sistemin tonë shëndetësor.

“Gratë dhe vajzat janë zemra dhe forca e sistemit tonë shëndetësor, janë kolonat e forta që mbajnë peshën e madhe të përballimit të pandemisë, pa lënë mënjanë nevojat e tjera për kujdes shëndetësor.

Me ndjeshmërinë prej gruaje, me dhembshurinë prej nëne e me profesionalizëm të lartë, kanë shërbyer me përkushtim në këtë vit sfidues të pandemisë. Mirënjohje për secilën prej 17,734 grave dhe vajzave që shërbejnë në vijën e parë dhe në prapavijë, në të gjithë sistemin tonë shëndetësor”, shprehet Manastirliu.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: