Covid-19Lajme

Manastirliu: Vaksinim me ritme të shpejta të moshuarit në shtëpitë e përkujdesit anë e kënd vendit

Procesi i vaksinimit ka vijuar në 4 qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer 1128 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve.

Ministrja e Shëndetësisë deh Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se krahas vaksinimit të stafit shëndetësor, ky proces po vijon me ritme të shpejta të moshuarit në shtëpitë e përkujdesit.

“Gjysh Kujtimi dhe të gjithë gjyshet e gjyshërit në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier janë sot më të mbrojtur nga COVID19, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID.

Teksa vazhdojmë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, po vaksinojmë me ritme të shpejta të moshuarit në shtëpitë e përkujdesit anë e kënd vendit si edhe personelit që shërben për ta”, shprehet ministrja. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina antivCOVID.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close