Categories Lajme

Mandati 3/ Katër aeroporte, dy portet e reja tregtare në Durrës dhe Vlorë

Kryeministri Edi Rama u shpreh se “ne duam të vazhdojmë me ndërtimin e aeroporteve në vendin tonë”. Gjatë takim që zhvilloi sot në Fier, Rama tha se, “aeroporti i Kukësit për pak ditë do të presë grupin e çunave të Londrës, që nuk kanë lënë gjë pa më thënë mua në Facebook për aeroportin e Kukësit.

U kam thënë hajdeni atje, të vijnë të votojnë edhe PD-në, me detyrim, mos e ndryshojnë votën, po të zbresin atje”. Për aeroportin e Vlorës, vijoi ai, më në fund kemi fituesin. “Pas gjithë asaj torture për shkak të pandemisë, shty e shty, për pak ditë firmosim kontratën. Pas përfundimit dhe daljes së fituesit negociohet kontrata dhe fillon puna”, – u shpreh Rama.

Sipas tij, menjëherë me fillimin e punës në aeroportin e Vlorës do të hapim garën për aeroportin e Sarandës dhe do të kemi katër aeroporte. Kryeministri tha se, “atyre që thonë që nuk na duhen aeroportet, por na duhet bukë, iu them se aeroportet janë fabrika buke. Nuk janë stacione autobuzi, sepse sjellin njerëz që janë konsumatorë dhe kështu rritet numri i shërbimeve për shkak të aeroportit”.

“Eshtë botërisht e njohur që një euro që t’i investon, në një aeroport kthehet në 23 euro minimalisht në ekonomi”, – theksoi Rama. Kryeministri bëri të ditur se puna po vijon edhe në ndërtimin e porteve të reja turistike. “Porti turistik i Durrësit, është më i madhi në historinë tonë, si investim i huaj nga kompania e famshme që ka edhe portin e Dubait”, – tha Rama.

Gjithashtu vijoi ai, edhe porti turistik i Vlorës. “Të dyja këto do të bëjnë që dy portet e reja tregtare të ndërtohen në periferi të dy qyteteve”, – bëri të ditur Rama. Ai tha se nuk duhen ndaluar këto investime, për të çuar Lulin të flejë në kryeministri.

“Duhen ndaluar këto për t’i dhënë Saliut dhe Ilirit çelësat e drejtësisë nga e para? Apo duhen ndaluar këto për t’ia dhënë portofolin peng Monikës? Apo duhen ndalur këto, për të sjellë në qeveri Agron Dukën te pulat, Fatmir Mediun te kapsollat, e me radhë deri tek Shpëtim Idrizi, i cili është gati të japë jetën për Çamërinë në televizione.

Po kur fiken kamerat, të merr shpirtin nëse të çon me një punë në emër të Çamërisë si pastruese, sepse duhet t’i japësh rentën. Apo për Vangjel Dulen me vetullat e ngrysura”, – tha Rama. “Për kë duhet bërë ky kthim mbrapa dhe duhen ndalur punët e vendit? Për kë duhet kthyer edhe një herë vendi poshtë dhe duhet përsëritur një gabim që e kemi bërë shpesh në të shkuarën?”, theksoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME