Categories Lajme

Mandati i tretë për Vlorën do të jetë mandati i çuarjes së energjisë së infrastrukturës brenda lagjeve dhe periferive

“Fitorja nuk është qëllim por është rezultati i punës për njerëzit”, u shpreh sot kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës në një prononcim për mediet pas takimit të Asamblesë së PS-së në qytetin bregdetar, duke theksuar se është shpresëplotë për fitore.

“Sigurisht janë takime në funksion të betejës që kemi përpara për të adresuar probleme, për të trajtuar çështje të caktuara dhe për të mobilizuar veten në funksion të një beteje që absolutisht si çdo betejë, si çdo ndeshje fitohet atëherë kur mbaron, nuk është asnjëherë e fituar para se të mbarojë. Kështu që pavarësisht se ne jemi besimplotë që do të fitojmë duhet të bëjmë maksimumin, sepse fitorja nuk është qëllim në vetvete por rezultat i punës që bëhet për njerëzit në krye të detyrës”, deklaroi Rama.

Lidhur me nivelin e shërbimeve që administrata po ofron për qytetarët, Rama tha se ka një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin dixhital.

“Unë besoj që kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin dixhital. Janë miliona vajtje e ardhjet e kursyera për shërbime që deri dje merreshin duke u sorollatur. Por, nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për adminitratën dhe se administrata është aty ku duam. Vazhdojmë punën për të përmirësuar administratën dhe pjesë e këtij problemi janë drejtues që nuk sillen në mënyrë të përgjegjshme. Kjo është një luftë e vazhdueshme dhe unë nuk dorëzohem. Njerëzit duhet të bëjnë durim, sepse është e lehtë të konstatosh, por shumë e vështirë ta ndryshosh këtë. Është e qartë që sa më shumë përmirësohemi aq më shumë bëhet e padurueshme mungesa e përmirësimeve të mëtejshme”, u shpreh Rama, duke theksuar se  njerëzit edhe mund t’i kenë harruar radhët për të paguar dritat, apo për të marrë pensionin.

I pyetur lidhur me kandidimin e tij, Rama u shpreh se kandidon apo jo formalisht në Vlorë, “mua me Vlorën s’më ka ndarë e s’më ndan asnjëherë asgjë. Mandatin e  tretë do të bëjmë edhe më shumë se këto dy mandate së bashku”.

“Eksperienca më ka mësuar se ndryshimi ka një impakt të madh energjizues si fillim, pastaj rrit shumë pritshmëritë dhe natyrshëm krijon pakanëqësitë, që do të thotë se shumëkush që jeton në lagjet periferike të Vlorës , ky ka qenë një debat që e kam patur në Tiranë si kryetar bashkie, sot thotë që bukur shumë çka është bërë, por këtu tek unë nuk është bërë ajo që prisja”, tha Rama.

Është gjë e madhe, shtoi ai, që pritshmëria është rritur, sepse nuk ekzistonte më parë pritshmëria, sepse ishin mësuar njerëzit me një nivel të caktur.

“Por kjo duhet adresuar dhe mandati i tretë për Vlorën duhet të jetë mandati i çuarjes së energjisë së infrastrukturës së qendrës së qytetit brenda lagjeve dhe periferive. Po ashtu edhe në rajonet që janë ish- komuna, ku janë bërë gjëra por ka akoma shumë për të bërë. Nuk është një objektiv hava, por realist që në fund të dekadës së ardhshme Vlora të ketë miliona turistë”, deklaroi kryeministri.

Lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama sugjeroi se duhet konsideruar për moshën që ka si një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij.

“Pastë jetë të gjatë e shëndet e i gëzoftë sa më gjatë nipat e mbesat, por Shqipërisë e shqiptarëve ska më se çfarë iu jep. Është për mua thjesht një person që duhet injoruar plotësisht”, shtoi kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME