Categories Lajme

Manovra të rrezikshme në rrugë, pranga 30-vjeçarit të shpallur në kërkim (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga sot një 30 vjeçar, pasi ky i fundit po bënte manovra të rrezikshme në një nga rrugët e Tiranës. Sapo është vënë në dijeni, policia është vënë në ndjekje të 30 vjeçarit i identifikuar me inicialet D.C. e ka arrestuar. Sipas policisë, 30 vjeçari për më tepër ishte në kërkim nga policia. Mbi të rëndonin akuzat e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe vjedhje.

Njoftimi i Policisë

Policia Rrugore e Tiranës arreston një person të shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Policia Rrugore e Tiranës, në përmbushje të detyrës për parandalimin e aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, në zbatim dhe të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve për kapjen e personave në kërkim apo atyre që qarkullojnë me armë, si dhe për goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen me automjete, ka shtuar kontrollet ndaj mjeteve të dyshuara për këto vepra penale. Nga kontrollet parandaluese, efektivët e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë marrë informacion se në rrugën “Teodor Keko” një automjet po bënte manovra të rrezikshme dhe menjëherë i janë vënë në ndjekje. Edhe pse drejtuesi i mjeti theu rregullat e qarkullimit, nuk mundi të largohej, pasi u prangos nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Nga verifikimit rezultoi se shtetasi D. C., 30 vjeç, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Tepelenë, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një supermarketi në Memaliaj, në nëntor të 2019, si dhe për kalim të paligjshëm të kufirit, shpallur në kërkim nga Policia Kufitare e Korçës, e cila e ka ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë, të cilën ky shtetas nuk e ka paguar. Njëkohësisht, ky shtetas u ndëshkua edhe me masë administrative nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME