Categories Lajme

Maqedoni/Arrestohet ish-ministri i Transporteve me dyshimin për korrupsion

Masë paraburgimi prej 30 ditësh u është caktuar ish-ministrit të Transportit dhe Telekomunikacioneve, Mile Janakieski dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Kirill Bozhinovski, njoftoi sot Gjykata maqedonase e Shkallës së Parë.

“Këshilli Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në kuadër të kësaj gjykate, duke vepruar për propozimin e Prokurorisë Publike për përndjekjen e veprave penale, të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve për përcaktimin e masave për sigurimin e pranisë kundër M.J. dhe K.B. të përfshirë në lëndën e prokurorisë të quajtur si ‘Titanik’, pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive për propozimin solli vendime me të cilat e pranoi propozimin dhe dy personave u përcaktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh sipas nenit 165 paragrafi 1 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

Janakieski dhe Bozhinovski janë ndaluar dhe dërguar sot në burgun e Shutkës.

Ndalimi i tyre pason pas arratisjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski në Hungari ku kërkoi azil politik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME