Categories Lajme

Maqedonia e Veriut iu kërkon test negativ shtetasve të Kosovës për kalimet tranzit

Maqedonia e Veriut do t’iu kërkojë shtetasve të Kosovës test negativ për koronavirusin edhe për kalimet tranzit nëpër territorin e saj. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas mbledhjes së Komisionit të Sëmundjeve Infektive ku edhe ka dalë propozimi për shkak të siç thuhet gjendjes jo të mirë epidemiologjike me koronavirurs në Kosovë. “Pasagjerët gjatë kalimit tranzit duhet të tregojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë”, ka njoftuar Filipçe. Testi PCR përcakton nëse një person është i infektuar me koronavirus në kohën kur testohet.

Vendimi pritet të kalojë në mbledhje të qeverisë maqedonase dhe menjëherë do të hyjë në fuqi. Maqedonia e Veriut në qershor ka vendosur ndalimin e hyrjeve për qytetarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës duke u kërkuar test negativ për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirus, por kishte lejuar kalimin e tyre transit.

Një masë të tillë me Maqedoninë e Veriut nga qershori ka aplikuar edhe Kosova, duke ndaluar edhe kalimet transit, përveç rasteve kur kalimet bëhen në mënyrë të organizuar. Ndërkohë, Serbia nga java e kaluar ka vendosur sërish masën e ndalimit të hyrjes së shtetasve të Maqedonisë së Veriut në territorin e saj pa test negativ.

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar dy viktima dhe 108 persona të infektuar me koronavirus nga 1,902 mostra të testuara. Viktimat janë nga Kumanova ndërsa numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, me gjithsej 45 r aste. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 13,076 persona të diagnostikuar me COVID-19, 551 prej tyre kanë vdekur, 9,625 janë shëruar ndërsa 2,900 ende janë aktivë.Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë testuar 130,840 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME