Categories Lajme

Maqedonia e Veriut regjistron 347 të infektuar me Covid-19

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 11 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 2799.

Konkretisht kanë ndërruar jetë pesë persona në Shkup të moshave 35, 65, 74, 75 dhe 81 vjeç, një 80 vjeçar nga Shtipi, një 82 vjeçar nga Velesi, një 78 vjeçar nga Strumica, një 55-vjeçar nga Kavadari dhe një 93 vjeçar nga Pehçeva.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë edhe për 347 raste të reja të të infektuarve si dhe për 378 të shëruar, numri më i madh i të cilëve është në qytetin e Shkupit. Që nga zbulimi i rastit të parë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut,  janë konfirmuar pozitivë 90,471 persona. Prej tyre 11,269 raste janë ende aktive ndërsa 76,423 persona janë shëruar.

Ulja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ka bërë që qeveria të vazhdojë me masat lehtësuese, përfshirë edhe punën e administratës, e cila nga 1 shkurti do t’i rikthehet normalitetit, përkatësisht të gjithë punonjësit e saj do të kthehen në vendet e punës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME