Categories Lajme

Maqedonia jep lajmin e rëndësishëm për shqiptarët dhe vendet e rajonit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për shtetasit nga vendet e rajonit. Alsat nga burime brenda komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon Qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës.

Në nismën rajonale për heqjen e njëkohësishme të testeve PCR negativ, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar për lëvizje brenda vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë janë në koordinim me autoritetet rajonale, prej ku presin të reflektojnë ndaj vendimit për heqjen e testeve në mënyrë të koordinuar. Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti thotë se heqja e testeve është interes rajonal.

Vendimi i Qeverive do të merret ndërkohë që Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka caktuar ndërmjetësues për efikasitetin e procesit. Kosova ditë më parë hoqi testin negativ vetëm për transit, ndërsa kjo masë mbetet në fuqi në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnjë. Mali Zi kërkon vetëm teste që dëshmojnë ekzistimin e anti-trupave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME