Categories Lajme

Maratona Lungomare 2021! Damian Gjiknuri, Kandidatja për deputete Teuta Ramaj, Laura Ferhati ishin pjesë e ceremonisë

Maratona Lungomare 2021! Kandidatja për deputete Teuta Ramaj ka qënë sot bashkë me drejtuesin politik të qarkut z. Damian Gjiknuri dhe kandidaten për deputete znj. Laura Ferhati të ishim pjesë e ceremonisë të ndarjes së çmimeve për fituesit.

Gjiknuri ndjek maratonën “Lungomare 2021” Gjiknuri: Nisma të tilla i shtojnë bukurinë Vlorës Gjiknuri: Vlora do ketë shëtitoren deri në Orikum

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, të rinj pjesë e klubit shumë sportësh “Flamurtari” garuan në Maratonën “Lungomare 2021”. Të pranishëm në këtë aktivitet për të ndarë çmimet për garuesit ishin edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri dhe kandidatët për deputetë Teuta Ramaj e Laura Ferati.

Gjiknuri ftoi të rinjtë ta çojnë përpara traditën e zhvillimit të maratonës, për ti dhënë edhe më shumë hijeshi shëtitores bregdetare të Vlorës e cila me përfundimin e investimeve të nisura do të jetë shëtitorja më e gjatë në mesdhe. “Suksese njëherë, më bëhet qejfi që në këtë ditë të bukur por edhe këtë shëtitore të mrekullueshme ju e keni kthyer në një ambient sportiv.

Herës tjetër, kur të mbarojnë zgjedhjet do të më ftoni edhe mua në garë sepse dhe unë vrapoj. Jam një nga ata që çdo mëngjes e shëtis Lungomaren apo zonën e plazhit të vjetër sepse bregdeti i Vlorës është një mrekulli. Nga ana tjetër, tani që shëtitorja do të shkojë deri në Orikum, atëherë do të bëhet tamam maratonë e vërtetë, vajtje-ardhje nga Vlora në Orikum.

Të vijnë edhe të huajt dhe ta kthejnë në një vend ku të bëjnë gara këtu. Unë dua t’ju uroj suksese ekipit që organizoi këtë aktivitet simbolik, të rinjtë duhet ti kthehen sa më shumë sportit dhe të shijojnë sa më shumë bukuritë e natyrës dhe Vlorën e bukur që do ta bëjnë edhe shpirtin e rinisë vlonjate shumë të bukur”, u shpreh Gjiknuri.

Teksa u vlerësua me çmim të parë Ilda Lelo, sportistja kampione Vlonjate tha se e sheh këtë maratonë si një motivim për të gjithë të rinjtë. “Urime për këtë organizim të bukur, shpresoj të jetë një motivim për të gjithë të rinjtë sidomos për sportitët e klubit shumësportësh Flamurtari që e gjithë Lungomare të kthehet në maratonë të përmuajshme që ta ngremë emrin e Flamurtarit në vendin që i takon”, u shpreh ajo. Organizatorët i dhuruan Gjiknurit një medalje simbolike, shoqëruar me bluzën e stampuar me nr.7 si ogur i mirë për të dalë kampion në garën e 25 Prillit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME