Categories Lajme

Marijuana drejt legalizimit në Maqedoninë e Veriut, Ohri e Struga si dy mini-Amsterdame

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev gjatë ditës së sotme ka bërë bujë me një deklaratë për mediat ku fliste hapur për çështjen e legalizimit të mariuhanës. Zaev deklaroi se Maqedonia e Veriut është ende e papërgatitur për të legalizuar atë por duke parë vendet e tjera nëpër botë kjo çështje do të mbetet e hapur për tu diskutuar.

Ndërkohë TV21, duke cituar burime të besueshme, informoi se qeveria në Shkup është duke e shqyrtuar seriozisht legalizimin e marihuanës, ndërsa në fazën e parë testuese, të krijojë dy mini-Amsterdam ballkanik, Ohrin dhe Strugën.

“Unë personalisht mendoj se ende nuk jemi të gatshëm, por dua t’iu tregoj se deri ku shkojnë trendet moderne, deri tek lëshimi i marihuanës për qëllime rekreative vetëm në vendet turistike. Dikush thotë se për pesë fish do të rritet kërkesat për kapacitetet turistike. Pse them se nuk jemi të përgatitur për këtë, për shkak se në shtet ende nuk kemi kapacitete për kontroll, por diskutimi është i hapur, pra bota këtë e bën më shumë për turizëm”, deklaroi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME