Categories Lajme

Marrëveshja me Pfizer, kuvendi miraton tre aktet normative

Kuvendi ka miratuar Aktin Normativ për marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin me vaksinën Pfizer. Të treja 3 aktet normative kanë marrë 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Kjo marrëveshje i hap rrugën dërgesës së parë të vaksinave nga Pfizer në Shqipëri, ndërsa vaksinimi në Shqipëri ka tashmë 1 javë që ka filluar, pasi na u dhuruan 975 vaksina nga një vend i BE, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se : “Me votimin sot hapet rruga për të marrë sipas marrëveshjes, kur kam thënë se doza e parë do vijë brenda janarit, dhe pastaj do marrim të gjithë sasinë e dakordësuar dhe mund të porosisim një sasi tjetër edhe direkt nga Pfizer.

Ne jemi të përgatitur. Qëndra e vaksinimit në Tiranë është hapur dhe po funksionon, të shtrihet në Shkodër, Vlorë e më tej që aksesi jo vetëm i njerëzve të shëndetësisë por dhe i moshave të tjera të jetë sa më i lehtë.

Pastaj në proces do bëhet degëzimi i gjithë linjave të infrastrukturës së vaksinimin për ta çuar në Çdo qark që të realizojmë skenarin ambicioz për 14 muaj. Vaksinimi ka dy efekte, ai i drejtpërdrejtë të personi dhe këputja e zinxhirit”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME