Categories Lajme

Marrëveshje me Ramën për t’u bërë Presidente? Topalli tregon komunikimin me Kryeministrin: Më kërkoi që të ndërhyja…

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë intervistës në Euronew Albania u përgjigj mbi teoritë që qarkullojnë ditët e fundit se ajo ka marrëveshje me kryeministrin, Edi Rama për t’u bërë presidente pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Znj. Topalli tregoi se gjithçka është shumë larg të vërtetës dhe theksoi se me Ramën ka pasur vetëm një komunikim të vetëm që nuk ka pasur të bëjë me politikën.

“Nuk kam asnjë komunikim me Edi Ramën, kam pasur komunikim vetëm njëherë kur kishte një rast të një fatkeqësie shumë të rëndë në qytetin tim dhe një familje më kërkoi që të ndërhyrja për të zgjidhur një problem dhe me sa kam dijeni ai i është përgjigjur familjes që kishte problemin. Më vjen shumë keq që janë aq larg të vërtetës”, znj. tha Topalli.

Ish-zv. kryetarja e Kuvendit tha se nuk përjashtonte mundësinë për të bashkëpunuar me forca të tjera të djathta. “Asnjëri nuk ka luksin për të refuzuar tjetrin përballë tre njerëzve që mbajnë peng 3 milionë shqiptarët. Nuk është momenti për të parë defekte por është shansi për ti dhënë mundësi vendin qe të mos rrëshqasë më tej”, tha ajo.

Znj. Topalli tha se, beteja e saj është kundër Ramës, Bashës dhe Metës dhe shtoi se krijimi i forcës së saj është të ndihmojë demokratët të vijnë në pushtet dhe jo e kundërta. “Probabiliteti dhe sondazhe flasin se mund  ta marri përsëri Rama dhe kjo do të ishe fatale për vendin”, deklaroi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME