Lajme

Marrin flakë pishat në Cakran, 25 forca zjarrfikëse në vendngjarje

Një sipërfaqe me pisha është përfshirë nga flakët në zonën e Shkozës, në Cakran, të Fierit.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 1 zjarrfikëse me 10 forca nga Patosi, si dhe 1 zjarrfikëse nga Fieri me 15 forca.

Shefi i zjarrfikësve të Patosit, Alket Halimi shpjegoi dinamikën e zjarrit, por edhe vështirësinë e tij për tu shuar për shkak të terrenit.

Alket Halimi: Rreth orës 15:30 kemi marrë njoftimin që në fshatin Cakranka rënë zjarr në zonën e Pishave. Menjëherë nga salla operative nga policia morëm njoftimin, mblodha grupin e zjarrfikësve prej 10 vetash dhe u nisëm direkt për në vendin e ngjarjes.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, e pamë që terreni ishte i vështirë, nuk ndërhyje dot. U detyruam me pompa shpine dhe mjete rrethanore të punojmë për të fikur zjarrin.

Ky zjarr është shumë i vështirë për tu fikur pasi ka një hapësirë rreth 4-5 kilometra. Kemi shumë forca zjarrëfikëse në vendngjarje, nga Fieri, nga Patosi, si dhe emergjencat civile të Bashkisë së Fierit, por është pak e vështirë për ta vënë nën kontroll.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button