Categories Lajme

Marrin fund pikëpyetjet, gruaja nga Durrësi zbulon identitetin e saj të vërtetë pas 63 vitesh

Pas 64 vitesh, falë rubrikës “Ka Një Mesazh Për ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Shkëndija mëson të vërteta tronditëse për origjinën e saj. Emri që i ka vënë nëna biologjike Qefserja ka qenë Lindita dhe datëlindja e vërtetë është 13 Korrik  1959.

E kishin shpallur të vdekur por që fatmirësisht, me identitetin e ri, ajo u adoptua nga halla e saj të cilën gjithë jetën e njohu për mama. Kishte jetuar afër dajës pa e ditur se ai është babai biologjik. Tashmë çdo pikëpyetje ka marrë një përgjigje dhe Shkëndija u bë me një familje akoma më të madhe.

Ardit Gjebrea: Po E dashur, më lejoni tju tregoj disa të vërteta të tjera që ju nuk i dini. Ti Regida, di që mami quhet Shkëndije.

Regida: Po.

Ardit Gjebrea: Që ka lindur në datën 22 Prill 1960 në Durrës dhe që prindërit që e kanë rritur, që ajo i dinte për mami dhe babi kanë qenë Fuat dhe Naile Kërtusha. Shkëndije e dashur, para pak kohësh ti mësove që personi që ti njihje si daja i madh Agim apo Ali Velja, në fakt ishte babai yt biologjik ndërsa për nënën ke mësuar që quhej Qefsere. Duke marrë  informacione se zonja e ndjerë është ndarë nga jeta në vitin 1959, ne filluam të kërkojmë të vërtetën, atë që ti do doje ta dije. A e ke patur vërtet ti emrin e lindjes Shkëndije?

Shkëndije: E pra, këtu dyshoj…

Ardit Gjebrea: Ja ta them unë. Vërtet ke lindur në 22 Prill 1960? Ne kërkuam intensivisht dhe arritëm  të zbulojmë një tjetër të vërtetë, atë realen, se emri yt nuk ka qenë Shëkndije, por Lindita Elja.

Shkëndije: Shiko!

Ardit Gjebrea: Dhe nuk ke lindur më 22  Prill të vitit 1960, por datëlindja jote e vërtetë është 13 Korrik 1959 në qytetin e Durrësit si bija e Ali Velja dhe Qefsere Mehja. Pas ndarjes nga jeta të nënës tënde Qefsere, ti je dorëzuar në shtëpinë e fëmijës në Durrës dhe ka qenë data 24 Shtator 1959.  Ishe vetëm dy muajshe dhe pak kohë më pas për fat të keq të shpallën të vdekur sepse ti u adoptove brenda gjakut tënd. Pasi të adoptoi halla dhe burri i hallës, ti more një identitet të ri dhe u quajte Shkëndije Kërtusha dhe të vunë edhe një datëlindje të re, 22 Prill 1960, por në fakt këtë vit në datën 13 Korrik, ti nuk do të thuash që je 63, por 64 vjeç, më vjen keq!

Shkëndije: S’ka problem, qenkam më e vogël se burri im se kur doli kjo histori, burri im si burrat dhe si ato burrat e kaluar, “ej më duket se ti je më e madhe se unë” thoshte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME