fbpx
Lajme

Martesë false për leje qëndrim, zbulohet plani i shqiptarit në Itali

Një martesë false, e plotë me dëshmitarë, për të marrë lejen e qëndrimit për arsye familjare është zbuluar nga policia në Itali. Karabinierët raportuan pesë personat e përfshirë: dy burra me origjinë shqiptare të moshës 39 dhe 22 vjeç dhe tri gra në Genova, të moshës 21, 22 dhe 42. 39-vjeçari, për të marrë lejen e qëndrimit për arsye familjare që do të rregullonte praninë në territorin italian, së bashku me partneren e tij 42-vjeçare organizuan një martesë të rreme midis bashkatdhetarit më të ri dhe një bashkëpunëtore 22-vjeçare.

Sidoqoftë, ata përfunduan në qendër të një hetimi tjetër nga karabinierët (i cili kishte çuar në arrestimin e disa personave) të cilët në këtë mënyrë konstatuan mashtrimin dhe denoncuan gjashtë personat, të cilët akuzohen se ndihmojnë emigracionin e paligjshëm.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button