Categories Lajme

“Martin Çeço u vra sepse zbuloi një parcelë droge”/ Zbardhen fakte të reja nga krimi makabër, kamerat e sigurisë kanë kapur…

Edhe pas 8 muajsh, përsëri nuk është arritur të grumbullohen fakte shkencore të plota mbi arrestimin e 4 autorëve të dyshuar pëe vrasjen e Martin Çeços.

Në muajin dhjetor gjykata e Apelit, rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së kushurinjve Mollaj, për sigurimin e provës ndaj shtetases Tina Pajollari, e cila në momentet proceduriale ka marrë rolin e bashkëpunëtores në vrasjen e të riut nga fshati Kolanec.

Duket se hetimi është ngritur vetëm mbi deklaratat që shpesh kanë qënë kontradiktore, prej të cilave tashmë rezultojnë 4 të arrestuar. Por vetëm pak ditë më parë në Prokurorinë e Korçës janë marrë në pyetje dy shtetas të tjerë të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Bëhet fjalë pikërisht për Xhoni Potkën (ish kunatin e Tina Pajollarit) dhe një shtetas tjetër. Edhe më herët këta shtetas janë përmendur në dosjen për vrasjen e Martin çeços, por duket se kanë vërtetuar alibinë se nuk kanë qenë të përfshirë në ngjarje, por së fundmi ata përsëri janë shoqëruar për të dhënë shpjegime shtesë.

Së fundmi del fakti i ri që në Gjykatën e Korçës është kërkuar nga mbrojtja e kushërinjve Mollaj, që prokuroria të hetojë edhe në një pistë tjetër për këtë ngjarje. Sipas mbrojtjes bëhet fjalë për një pistë hetimi e cila është përmendur mediatikisht, e cila është identifikimi i plantacioneve të kanabisit nga viktima, pak ditë më parë se të gjendej i vdekur. Kjo kërkesë e avokatit të dy të akuzuarve kryesor të ngjarjes ka ardhur, pas momentit që Prokuroria e Korçës nuk po mundëson ende fakte të reja shkencore.

Faktet e reja:

– Telefoni i viktimës ende nuk është gjetur, për të identifikuar kontaktet e fundit të tij të cilat zbardhin ngjarjen.
– Gjatë muajit nëntor 2022 rrëzohet kërkesa e Gjykatës së Apelit për sigurim të provës për shtetasen Tina Pajollari.
– Gjatë muajit dhjetor 2022 merren në pyetje dy shtetas të tjerë për këtë ngjarje, njëri prej tyre Xhoni Potka ose ish kunati i Tina Pajollarit
– Zyrtarisht në Gjykatën e Korçës është ngritur kërkesa për hetim të vrasjes si shkak identifikimi i plantacionit me canabis nga Martin çeço. Thënë ndryshe vrasje për zhdukje të provave.
– Mjeti i Valter dhe Edlir Mollaj ka rezultuar pa përmbajtje të ADN-së humane në brëndësi.
– Kamerat e sigurisë përgjatë intinerarit të argumentuar nga deklarata e Tina Pajollari, nuk rezultojnë të kenë konstatuar mjetin e Mollajve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME