Categories Lajme

“Martina është përbindësh”/ Nëna vrau të bijën, rrëfehet babai i 5-vjeçares: Donte ta kthente Elenën kundër meje, s’ia doli dhe…

Alessandro Del Pozzo, babai i 5-vjeçares Elena, e cila u vra nga nëna e saj Martina Patti ka folur për ngjarjen e rëndë, duke theksuar se “kjo ka qenë një vrasje me paramendim dhe e studiuar në çdo detaj”.

“Jam shkatërruar dhe ndjej një boshllëk të pakalueshëm brenda. Gjithmonë i kam premtuar vajzës sime se do ta mbaj të sigurte si çdo baba i mirë, do të jap jetën time në vend të të sajës. Një vrasje në të cilën njeriu krijon një alibi dhe fsheh trupin nuk mund të jetë një gjendje çmendurie. Martina është një përbindësh që nuk e meritonte një vajzë si Elena, që ishte e veçantë dhe unike në gjithçka”, ka thënë babai i Elenës.

Më tej ai vijon duke u shprehur: “Kurrë dhe e përsëris, kurrë, nuk mund të mendoja se duhej ta kisha mbrojtur nga e ëma”.

Fjalët e tij babai i Elenës i ka shkruar në një mesazh që ia ka besuar motrës së tij, Vanesës.

“Të gjithë flasin për dashurinë e nënës, por askush nuk flet kurrë për sakrificat që bën një baba. Elena jeton çdo ditë në zemrën time. Vrasje me paramendim dhe 24 orë gënjeshtra. Kam dëgjuar për çmenduri dhe xhelozi morbide por nuk kam dëgjuar për keqdashje dhe sadizëm”, pohon Alessandro Del Pozzo.

Më tej në mesazh ai thotë: “Si mund ta konsiderosh çmenduri atë që bëri Martina? Ishte një vrasje me paramendim e studiuar në çdo detaj. Momentet e çmendurisë pasohen nga momentet e kthjelltësisë. Ajo e vrau fëmijën dhe nuk u pendua, përkundrazi e futi Elenën brenda qeseve të plehrave, e varrosi, e mbuloi dhe shpiku një rrëmbim duke krijuar një alibi, teksa goditi makinën e saj për të organizuar një sulm! 24 orë gënjeshtra”.

Ndërkohë, për babain e Elenës, avokatja e Martina Pattit “vetëm mund të flasë dhe të humbasë frymën, pasi përballë realitetit nuk ka fjalë që mund ta ndryshojnë atë”.

Alessandro Del Pozzo sqaron gjithashtu se “nuk ka ndërmend të japë intervistë sepse është shumë i trishtuar nga ajo që ka ndodhur”.

“Martina donte ta kthente Elenën kundër meje. E dua vajzën me shume se çdo gjë tjetër ne bote. Ajo ishte e njëjtë me mua ne te gjitha aspektet dhe Martina e vrau. E bëri jo se nuk do qe unë te lidhem me partneren, por sepse ajo donte ta kthente kundër meje vajzën. Ajo fliste keq për mua çdo dite dhe Elena vinte te me tregonte për këtë. Ajo nuk mund t’ia dilte sepse unë dhe Elena jemi një dhe ajo e urrente atë për këtë. Ajo u përpoq kaq shumë të fliste keq për mua deri në ditën kur e kuptoi se nuk do të ishte në gjendje dhe studioi se si ta vriste atë”, shprehet ai në vijim.

Sipas Del Pozzo, gruaja “e mori Elenën nga kopshti një orë më parë, sepse ajo ishte tashmë e përgatitur mendërisht”.

Dhe sipas tij kjo është dëshmi e qartë e një mendjeje të shëndoshë të aftë për t’u organizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME