Categories Lajme

Martohet që 18-vjeç me një 40-vjeçar, gruaja: Laja shkallet e pallateve ai me thoshte nga harbove

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan është bërë Drita Maxhari, 41 vjeçe që jeton në Pogradec dhe është nënë e tetë fëmijëve. Kur ishte 18 vjeçe, u martua për herë të parë, me mblesëri. Kjo martesë zgjati 10 vite. Kishin probleme të vazhdueshme, grindje, she rre.

Ish-bashkëshorti nuk pranonte të punonte, ishte dembel, konsumonte alk ool dhe shpesh dhe e dhu nonte Dritën. Nga kjo martesë erdhën në jetë tre fëmijë, të cilët sot janë përkatësisht të moshave: 18, 16, dhe 12 vjeç. Drita është divorcuar prej tij para 12 vitesh, me vendim gjykate.

Gjithë këto vite, ish-bashkëshorti nuk ka shfaqur aspak interes për fëmijët e tij, madje as nuk i takon dhe nëse i sheh rastësisht në rrugë, nuk i flet fare dhe nuk ka mbajtur as përgjegjësinë ligjore që i takon.

Një vit pas ndarjes, Drita u martua për herë të dytë, sërish me mblesëri me bashkëshortin që jeton edhe aktualisht. Bashkë kanë sjellë në jetë 5 fëmijë të tjerë, dy binjake secila nga 10 vjeçe, dhe tre fëmijë të tjerë, 6, 4 dhe i vogli 1 vit e gjysmë. Të gjithë fëmijët janë në shkollë. Drita nuk punon, sepse kujdeset për fëmijët.

Bashkëshorti punonte roje, deri para pak kohësh, punë më të vështira nuk bën dot se është i sëmurë me zemër. Drita kur mundet, pastron ndonjë shtëpi ose lan tapete. Jetojnë me qira dhe gjendja e tyre ekonomike nuk është e kënaqshme dhe as e qëndrueshme.

Drita kërkon pensionin e munguar të fëmijëve, që i takon ligjërisht, për të cilin i është drejtuar dhe Gjykatës, ka çuar dokumentet dhe tek Përmbarimi, por sipas Dritës ka 1 vit e gjysmë që e sjellin vërdallë dhe nuk i japin zgjidhje.

Drita ka treguar pavarësisht vuajtjeve që ka hequr dhe me 3 fëmijë në rrugë pas divorcit nga ish-bashkëshorti nuk u tundua të hynte në një rrugë të keqe, zgjodhi që të jetojë e qetë me fëmiëjt e saj dhe të mblidhte kanaçe gjat

Mirela Milori: Sa e lehtë është të mos shkosh në rrugë të gabuar kur ke 3 fëmijë në mes të rrugës?

Drita Maxhari: E lehtë nuk është sepse pas divorcit kisha shumë ngacmime.

Mirela Milori: Vinin njerëz që të ofronin të hyje në atë rrugë?

Drita Maxhari: Po, por nuk u dorëzova asnjëherë, thoja jo mirë jam me jetën që bëj. Nuk më intereson, pse t ashes trupin unë, për çfarë, nuk i dua ato lekë të tilla. Më mirë të dal të mbledh kanaçe tërë natën e trupin nuk e shes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME