Categories Lajme

Mas akra e Reçakut/ Presidenti Meta, mesazh nga Kosova: Drejtësia të shkojë deri në fund, çdo përpjekje për mohimin do çoje …(Video)

‘Jo vetem perkujtim dhe nderim i pakufijshem, por edhe kerkese qe drejtesia te shkoje deri ne fund me ndeshkimin e orkestruesve dhe realizuesve te Mas akres se Recakut’. Keshtu ka deklaruar sot Presidenti i Shqiperise, llir Meta, nga ceremonia ne perkujtim te 21 vjetorit te Mas akrës së Reçakut, teksa ishte ne krah te presidentit te Kosoves, Hashim Thaçit.

Ngjarja konsiderohet si masakra më e dhimbshme e njerëzimit në historinë e Kosovës. Më 15 janar 1999 u ekz ekutuan mizorisht 45 civilë shqiptarë në Reçak. Në mesin e tyre kishte burra, gra, pleq e fëmijë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, prej ditës së djeshme ndodhet në Kosovë, per te marre pjese ne gjithe ceremonine përkujtimore të mas akrës së Reçakut në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.

Nderkohe qe me heret edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri homazhe tek va rrezat e dëshmorëve, ku premtoi se eshtë detyrim institucioneve vendore që të gjithë ata që urdhëruan dhe kryen këtë ma sakër të dën ohen.

Cfare ndodhi

Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, forcat serbe hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe më pas ata u gjetën të ekz ekutuar në një luginë mbi fshat.

Më 16 janar ish shefi i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, ambasadori William Walker e cilësoi atë kri m kundër njerëzimit.

“Nga ajo që unë personalisht kam parë, nuk hezitoj ta përshkruaj ngjarjen si një masa kër, padyshim një kr im kundër njerëzimit. Bota duhet ta dën ojë këtë mizori”, tha atë kohe ambasadori Walker.

Më pas forcat serbe i kishin marrë trupat e të vr arëve dhe i kishin dërguar në Prishtinë në institutin e mjekësisë ligjore dhe vetëm pas një muaji ishte bërë i mundur va rrimi i tyre.

Beogradi e shpalli ambasadorin Walker person të padëshirueshëm ndërsa nuk lejoi hyrjen në Kosovë të ish prokurores së Gjykatës Ndërkombëtare për k rime luf te në hapësirat e ish Jugosllavisë, Louise Arbour.

Mas akra e Reçakut shënoi fillimin e një fushate të re diplomatike në përpjekje për t’i dhënë fund luf tës dhe më 6 shkurt përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan në Rambouillet të Francës, në bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Më 15 mars të viti marrëveshja e hartuar nga diplomatët ndërkombëtarë u nënshkrua nga përfaqësuesit e Kosovës por u refuzua nga Beogradi dhe më 24 mars NATO-ja filloi fushatën 78 ditëshe të bo mbardimeve që detyroi tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e trupave të aleancës dhe administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Njëzetenjë vjet pas mas akrës në Reçak, Kosova po mbush dymbëdhjetë vjet të shpalljes së pavarësisë së saj, që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia, e cila vazhdon të mohojë atë çfarë kishte ndodhur në këtë fshat.

Në fund të vitit të kaluar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nxiti reagime të zemëruara në Kosovë duke e cilësuar mas akrën e Reçakut si “të fabrikuar nga një mashtrues, siç është William Walker, për të arsyetuar fushatën e bo mbardimeve të NATO-s në vitin 1999”.

“Kur njerëzit më pyesin për reagimin tim lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiç që më thërret gënjeshtar, duke thënë se Reçaku nuk ka ndodhur, reagimi është që po dëgjoj edhe njëherë fjalët e Sllobodan Millosheviçit” (ish presidentit serb që vdiq në Hagë në vitin 2006 derisa po gjykohej për kr ime lu fte gje gj enocid)”, tha ambasadori Walker një ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME