Categories Lajme

Masa drastike kundra migracionit të paligjshëm, qeveria britanike po mendon t’i dërgoi refugjatët në anije

Mbretëria e Bashkuar ka menduar se një zgjidhje drastike do të frenoi valën e emigrantëve të paligjshëm në vend. Sipas mediave vendase qeveria e  Boris Johnson po shqyrton mundësinë e vënies së azilkërkuesve dhe emigrantëve që presin statusin në anije të mëdha, pranë brigjeve britanike. Pas lajmeve të shumta dhe reagimit të shoqatave humane, parlamenti britanik ka saktësuar se bëhet fjalë vetëm për një hipotezë midis shumë opsioneve që po merreshin në konsideratë. Midis opsioneve të ndryshme në tryezën kundër imigracionit të paligjshëm, është diskutuar edhe mundësia e transferimit të të gjithë azilkërkuesve në Ascension Island, një territor i vogël dhe shkëmbor britanik në jug të detit Atlantik.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm, Priti Patel i cili deklaroi se qeveria po kërkon alternativa për të ndryshuar politikat mbi imigracionin, në mënyrë që të mbrojë ata që përfundojnë në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore. Rritja e numrit të emigrantëve me 30% krahasuar me vitin 2019, ka bërë që Londra zyrtare të akuzoi qeverinë Franceze se nuk ka marrë masat e duhura për të ndaluar refugjatët të hynë në territorin Britanik.

Ky reagim i ashpër ndaj migrantëve nga qeveria Johnson vjen në një moment shumë delikat për Kryeministrin, pasi ai është kritikuar vazhdimisht nga mediat për mënyrën se si menaxhoi pandeminë e Covid-19. Sipas ekspertëve Jonson po e përdor situatën e emigrantëve për të rritur popullaritetin e tij pasi ai humbi shumë pikë gjatë pandemisë. Gjatë këtyre muajve për herë të parë në pothuajse dy vjet  Partia e Punës e udhëhequr nga Keir Starmer ka arritur konservatorët në sondazhet. Ndërsa për sa i përket çështjes së emigrantëve sondazhet tregojnë se britanikët mbështesin politikat qeveritare me 45 % pro largimit të emigrantëve dhe 35% kundër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME