BotaLajme

Masakër në një banesë në SHBA, pesë persona gjenden të vrarë me armë zjarri

Pesë trupa të pajetë u gjetën të premten në një shtëpi në Elk Mills në Cecil County në shtetin amerikan të Maryland, raportojnë mediat amerikane.

Në trupat e viktimave janë vërejtur plagë me armë zjarri. Ndër të vdekurit ishin edhe tre fëmijë.

Sipas sherifit të Qarkut Cecil, Scott Adams , një person njoftoi policinë në orën 9 të mëngjesit të së premtes për të thënë se një grua dhe tre fëmijë ishin qëlluar.

Oficerët e policisë gjetën ne garazh një burrë të vdekur, ndersa pak me tutje edhe një armë zjarri.

Një trup u gjet në katin e parë të pallatit. Tre trupa të tjerë u gjetën në katin e dytë.

Policia njoftoi se publiku nuk është në rrezik, ndërsa rrethanat e vdekjes së pesë personave të përmendur janë ende duke u hetuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close